Brukseli kthen Mustafën me duar bosh, Demarkacioni pastaj vizat

Komisioneri për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të “gjitha partive politike në vend” që ta procedojnë sa më shpejt për votim në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Komisioneri Avramopoulos ka njohur përpjekjet e Kosovës për të ratifikuar marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe e ka inkurajuar kryeministrin Mustafa dhe qeverinë e tij dhe të gjitha partitë politike që ta procedojnë sa më shpejtë atë për votim në Kuvend”, thuhet në deklaratën e përbashkët të komisionerit të BE-së dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Kërkesa e Mustafës që përfshinte hapjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe përmbushjen e kushtit të demarkacionit “brenda një periudhe dy vjeçare”.

“Komisioneri Avramopoulos e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për përparimin e arritur deri tani përfshirë edhe rastet konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të dyja palët janë pajtuar se përparimi duhet të mbahet dhe në vecanti numri i dënimeve aktuale të rritet”, thuhet në deklaratën për shyp. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu