Buffon te Barcelona? Gazeta katalanase hap sondazhin

Gazeta Spanjolle Sport ka nisur një sondazh sot në lidhje me afrimin e Gianluigi Buffon si portierin e dytë të Ter Shtegen në Camp Nou, shkruan Albeu.com

Buffon nga ana e tij është i gatshëm për një përvojë të re jashtë vendit pas asaj te PSG. Portieri ka luajtur 14 ndeshje zyrtare këtë sezon me Juven dhe arriti titullin e tij të 26-të me pushtimin e Kupës së Italisë.

Në formacionin Blaugrana, Buffon do të merrte rolin e portierit të dytë pas Ter Stegen. Prania e 43-vjeçarit do të ishte një ndihmë e madhe për Barcelonën me largimin e sigurt të Netos dhe ardhjen në ekipin e parë, si portier i tretë, i të riut Iaaki Pena.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu