Bujar Osmani tregon personin prej të cilit ka mësuar më së shumti (VIDEO)

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni ka folur rreth jetës së tij politike dhe personale, si dhe partisë në të cilën ai bën pjesë.

I pyetur për personin prej të cilit ka mësuar më shumë në jetën e tij, Osmani tha se ai është kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“E di që njerëzit do e keqkuptojnë përgjigjen time, por kjo përgjigje është e sinqertë. Personi prej të cilit kam mësuar më shumë në jetën time, jo vetëm politike është Ali Ahmeti. Nuk e them për shkak se jam zëdhënës i tij dhe bashkëpunëtor i tij, por ai është një njeri që i kalon karakteristikat e një lideri ordiner”, tha mes tjerash Osmani.

Ai shtoi se Ahmeti e ka ndihmuar edhe në jetën jashtë politikës.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Bujar Osmanin.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu