Bullgaria javën e ardhshme tërheq veton ndaj Maqedonisë?

Gazeta më e madhe bullgare “24 Çasa” sjell lajmin e shumëpritur optmisit për opinionin në Maqedoninë e Veriut. Sipas kësaj gazete, javën e ardhshme pritet që Bullgaria (para samitit të ambasadorëve më 8 dhjetor) të tërheqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Paraprakisht Bullgaria do të marë garanca nga Brukseli se do të mund në çdo moment t’i bllokojë negociatat, nëse Shkupi nuk plotëson kushtet e parapara në Marrëveshjen për Fqinjësi mes dy vendeve. Sipas Gazetës së lartpërmendur bullgare, idea e diplomatëve evropianë është të ofrohen garanci se Maqedonia nuk do ta “mashtrojë” më Bullgarinë, kurse Maqedonisë do ti ofrohet garancë për të ardhmen e vetë evropiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu