Cami i ASH-së: Unë drejtoj Dibrën, qytetarët të mos bien pre e dezinformatave

“Me rastin e pranimit të akteve të Këshillit nga seanca e datës 17.01.2019, brenda afateve të parapara ligjore (ligj, statut, rregullore), si Ushtrues Detyre Kryetar i Komunës Dibër, me të drejtën që ma imponon ligji, do të bëj vlerësimin e tyre dhe po për të njejtat do të informohet Këshilli Komunal si dhe opinioni publik.”, theksoi ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Dibrës.

Ai ka bërë thirrje që deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, qytetarët mos bien pre e politikave ditore dhe dezinformatave dashakeqe, pasi siç tha “garanton që interesi i Dibrës dhe i qytetarëve të saj, do të jetë mbi të gjitha.”

“Ju siguroj që vendimi i cili do pasojë, do të jetë në përputhje të plotë me standardet dhe normat ligjore dhe i pavarur nga interesat e cilit do qoftë subjekti politik. Duke pasur parasysh egzistencën e institucioneve kompetente dhe relevante, mendoj dhe besoj se po të njejtit, do të kenë qasje serioze për të dëshmuar funksionimin e shtetit të së drejtës, i cili do të largojë çdo dyshim për dilemat e paraqitura. Së fundmi, shfrytëzoj rastin që të apeloj te të gjithë të punësuarit në administratën komunale dhe të organeve të tjera, që të respektojnë dhe vazhdojnë punën normalisht dhe të jenë në lartësinë e detyrës”, theksoi Cami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu