Capello: Unë ju tregoj dallimin e madh mes Messit dhe CR7

Trajneri legjendar italian, Fabio Capello, është përfshirë në debatin e pashtershëm Cristiano Ronaldo – Lionel Messi.

Capello ka thënë se Lionel Messi është një gjeni, duke e peshuar atë mbi Cristiano Ronaldon, të cilin po ashtu e vlerëson lartë.

Të dy këta janë duke e dominuar futbollin në dekadën e fundit, ndërsa mbesin favorit për të fituar Topin e Artë këtë sezon.

“Ronaldo është një futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është një gjeni”, ka deklaruar Capello, përcjell InfoShqip.

“Ka pasur tre gjeni në futboll: Pele, Maradona dhe Messi”.

“Është një gjë tjetër të jesh i jashtëzakonshëm, dhe një gjë tjetër të jesh gjeni”.

“Dallimi është i madh, sepse një gjeni bën atë që askush nuk e imagjinon”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu