Çdo 2 ditë përmendte fëmijët, lojtarja më fallso, Arjola Demiri i përgjigjet Luizit

Javë më parë, Luizi deklaroi në “Big Brother VIP” se Arjola Demiri, ka qenë një lojtare fallso përgjatë gjithë kohës që ka qëndruar në “Big Brother VIP 1” dhe se në lojë ka përdorur fëmijët.

Ai tha se e njeh ish-bashkëshortin e aktores dhe se fëmijëve të saj nuk u ka munguar asgjë.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallso nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”,– tha Luizi.

Arjola e kishte mbështetur Luizin në mediat sociale deri para kësaj deklarate.

Më pas, ajo jo vetëm që nuk e mbështeti më, por e hoqi dhe nga Instagrami.

E ftuar sot në “Fan Club”, Arjola tha se deklarata e tij, që e donte shtëpinë për vete, jo për fëmijët ishte e ulët. Po kështu shtoi se Luizi nuk e njeh ish-bashkëshortin e saj.

“E ndiqja. Luizi (personi që i menaxhon faqen) më ndiqte që në fillim. Unë kam qenë me Maestron sepse e njoh që në studimet e larta. Duke parë shoqërinë time që e duan shumë Luizin, bëra një postim nga SHBA për Luizin. Një ditë më mbrapa pashë se Luizi kishte thënë se ishte banorja më e shtirur e BBVA1 dhe shkas ishte bërë edhe shtëpia. Se nuk e doja shtëpinë për fëmijët por për vete. E gjej pak të ulët. Nuk më bën sens. Unë nuk kam kërkuar shtëpi, por kam thënë se çmimin e dua për shtëpi. Ai nuk është shok i ish-bashkëshortit tim”,– tha Arjola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu