Cerezo: Ronaldo nuk i ka pesë Liga të Kampionëve, por vetëm tri

Atletico Madridi fitoi me rezultat 2-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Enrique Cerezo, president i Atletico Madrid, e ka mbrojtur Diego Simeonen, por e ka kritikuar Cristiano Ronaldon.

Ish-sulmuesi i Real Madridit ecte përmes ‘Zonës mix’ ku i tregoi pesë gishta, duke treguar pesë titujt e fituar në Ligën e Kampionëve.

“Për mua, ai nuk i ka fituar pesë Liga të Kampionëve, por tre. Dy kundër Atleticos nuk i ka fituar vetë”.

Pas golit të Jose Maria Gimenez, Simeone u pa duke festuar në mënyrë të turpshme me gjeste vulgare.

“Ishte një moment i tensionit të lartë. E kuptoj, por nuk pajtohem”, ka thënë .

Ndeshja kthyese zhvillohet pas tri javësh në Allianz Stadium.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu