Çështja çame, “Kathimerini”: Po përshkallëzohen tensionet me Tiranën

Përshkallëzohen përplasjet për Himarën dhe çështjen çame mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku më aktivët në këtë situatë janë mediat greke, që nuk lënë rast pa evidentuar këtë përplasje. Gazeta greke Kathimerini i ka kushtuar një shkrim marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare dhe Athinës ndërsa tensionet mes dy vendeve janë në qendër të vëmendjes nga të dyja palët. E përditshmja citon se përshkallëzimi I përplasjeve do të vijë për shkak të rritjes së tensioneve me komunitetin çam, i cili kërkon tokat në veriperëndim të Greqisë. “Greqia është në pritje të përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve, ndërsa Shqipëria do të shkojë në zgjedhje në Qershor të vitit të ardhshëm” shkruan Kathimerini.

Në shkrimin e publikuar nga e përditshmja Kathimerini thuhet se analistët grekë besojnë se do të ketë edhe më shumë retorikë nacionaliste nga ana e Tiranës e cila përpiqet ta sjellë çështjen çame në qendër të vëmendjes. Një gjë e tillë citohet në shkrim u vu re edhe gjatë vizitës në qershor të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias. Madje edhe gjatë një ndeshje në kampionatit europian në Francë u ngrit edhe një parullë për genocid në Greqi. Shkrimi vjen vetëm pak pasi postimi i kryeministrit Rama për akropolin ndezi mediat greke dhe solli reagimin e Ministrisë së Jashtme Greke, e cila e cilësoi planin e Shqipërisë për të prishur 19 ndërtesat e minoritet grek si një dhunim të të drejtave të minoritetit dhe se një akt i cili kërcënon anëtarësimin e vendit në komunitetin europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu