Çfarë ndodhi gjatë publicitetit mes Kiara Titos dhe Zhaklin Lekatarit, sherri që nuk u pa në spektakël

Një natë e fortë do të ishte ajo e prime të mbrëmjes të së martës, ku veç diskutimeve të forta brenda shtëpisë, situate u rëndua edhe në studio.

Opinionistët vijuan përplasjen edhe me Kiarën, e cila u pozicionua në mbrojtje të partnerit të saj. Ishte Zhaku ajo që vuri në dukje komentet seksiste të Luizit, çfarë solli edhe një përplasje mes tyre.

Por, duket se kjo përplasje ka vijuar edhe jashtë formatit. Në kohën e publicitetit, Kiara është vendosur sërish në qendër të kritikave, si nga opinionistët ashtu edhe nga disa ish-banor, të cilët e kanë gjykuar për qëndrimet e mbajtura. Nga ana tjetër moderatorja ka shpërthyer se gjithçka e kanë kthyer në personale, duke tejkaluar limitet e pozicioneve të tyre.

Megjithatë, pas përplasjes që u pa në televizion, gjithçka u mbyll në fundin e publicitetit dhe situata u duk më e qetë pas rikthimit në studio. Gjithçka nisi pasi Luizi e ka paragjykuar Efin për faktin se ka qenë pjesë e “Përputhen” dhe këtë debat e kanë hapur edhe spektaklin e fundit.

Luizi u shpreh se nuk do të donte që motrën e tij ta shihte para 30 djemve dhe ajo të zgjidhte njërin, siç ndodh në “Përputhen”. Këtu Arbana ndërhyri dhe i kërkoi Luizit të ketë respekt për të gjitha ato vajza duke marrë shembull edhe rastin e tij me Kiarën.

“Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si “Big Brother” që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata. Edhe sikur të keni bërë, s’ka asgjë të keqe. Ka aludime që keni bërë, por bëni ç’të doni, jeni të lirë. Unë nuk jam e lumtur si trajtohen vajzat që marrin pjesë në programe televizive”.

Klipet e transmetuara me dinamikat e javës, akuzat e Luizit ndaj Efit për pjesëmarrjen e saj në “Për’puthen” apo edhe komentet ndaj Jorit nuk kanë kursyer komentet e opinionistëve. Ndërkohë që ishte ndezur debati dhe Zhaklina nuk ndalonte së foluri dhe në studio ishte bërë një kakofoni zërash, ka qenë Arbana ajo e cila ka ndërprerë opinionisten.

E nxehur, Arbana i ka kërkuar Zhaklinës të pushonte, teksa me batutë ka thënë: “Kush të ka yshtur sonte”. “Zhaklina çfarë ke sonte, kush të ka yshtur. Një sekondë qetësohu!”, ka thënë Arbana, teksa kjo është shoqëruar edhe më të qeshura duke u shtensionuar situatën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu