Çfarë ndodhi? Vëllai i Madh “përjashton” Luizin nga gara e “Big Brother Vip”

Vëllai i Madh i kërkoi banorëve të “Big Brother VIP” që të zgjidhnin liderin e ri të shtëpisë, por ndryshe nga herët e tjera.

Banorët që do të kandidonin për këtë post brenda shtëpisë, kanë patur 30 minuta kohë në dispozicion që të përgatisnin një fjalim bindës se çfarë ata ofrojnë e përse duhet të zgjidhen si lider të shtëpisë.

Kanditatët në garë ishin Qetsori, Nita, Kristi dhe Luizi dhe secili prej tyre ka patur nga 5 minuta kohë, ku kanë mbajtur fjalim para banorëve për t’i bindur që t’i votojnë për lider.

Mirëpo produksioni ka përjashtuar nga gara për lider Luizin pasi theu rregullat duke përmendur emrat e banorëve që dëshiron të dërgojë në nominm.

Gjatë fjalimit të tij, këngëtari u shpreh se nëse ai zgjidhej lider dhe i jepet avantazhi për të dërguar tre emra në nominim do të ishin Bledi, Nita dhe Kristi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu