Çfarë po ndodh në shtëpinë e BBV? Luizi ‘kërcënon’ Dean: Vetëm në krevat nuk do ta bëj

Kjo ka qenë java më e qetë në shtëpinë e BBV. Katër finalistët, Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj kanë lë pas debatet dhe hatërmbetjet dhe po shijojnë ditët e fundit në “Big Brother VIP”.

Mes tyre ka pasur vetëm të qeshura, humor, batuta dhe lojëra të shumta. Së fundmi, Luizi ka vendosur që të trembë në çdo moment Dean.

Madje kur kjo e fundit po qëndronte jashtë e shtrirë në divan, Luizi shkon pranë saj dhe bërtet me të madhe emrin e saj. Dea çohet e trembur dhe të dy nisin e qeshin me lot.

Ejlli më pas i thotë Deas se do bëhet copash që t’i bëjë sa më shumë kështu trembje, në mënyrë që të bëhet një video ku shfaqen të gjitha reagimet e saj.

Por Luizi i thotë se vetëm në krevat nuk do e trembë, por pasi të çohet i tha që të ketë kujdes.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu