Chelsea rivalizon Unitedin për Coutinhon, Blutë kanë gati ofertën

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë duke shikuar me kujdes situatën e yllit brazilian, Philippe Coutinho në Barcelonë.

Barcelona shpenzoi rreth 140 milionë euro për brazilianin vitin e kaluar dhe ai fitoi trofetë e La Ligas dhe Copa del Rey në muajt e tij të parë.

Megjithatë, tani Coutinho po lufton për të mbajtur një vend në formacionin titullar të trajnerit Ernesto Valverde.

Gjiganti katalunas besohet të jetë i gatshëm të shesë Coutinhon për të financuar një ribashkim të mundshëm për Neymarin nga Paris Saint-Germain, të cilët duhet të plotësojnë rregullat financiare të Fair Play.

Djajtë e Kuq ishin skuadra e vetme e interesuar në ish-yllin e Liverpoolit, Coutinho, i cili mund të joshet për një largim.

Por, sipas mediumit The Mirror, Unitedi duhet të bëjë betejë me Chelsean për të sjellë Coutinhon përsëri në Ligën Premier.

Blutë i kanë kërkuar Barcelonës t’i mbajë ata në kontakt rreth ndonjë plani nëse ata kanë ide për të larguar ish-yllin e Liverpoolit.

Chelsea thuhet se është gati të paguaj 100 milionë funte apo rreth 115 milionë euro për Coutinhon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu