Chiellini: Juve ‘përtej kufijve’ me CR7, ai e ka mbushur boshllëkun e lënë nga Buffon

Giorgio Chiellini e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për mbulimin e Gianluigi Buffon me karakter dhe punë, ndërsa flet edhe për Ligën Kampionëve.

Ai në një intervistë për Marca të dhënë të martën, ka treguar Juventusin e tanishëm.

“Ne jemi duke punuar për Ligën e Kampionëve”.

“Është objektivi ynë, edhe pese është i komplikuar. Shorti na dha përballë një ekip që është shumë i ngjashëm me ne”.

“Championsi një obsesion? Jo, është një objektiv që po e ndjekim me qetësi. Ne e dimë se ka 5-6 skuadra të afta për ta fituar, por ne duam të kthehemi në Wanda Metropolitano më 1 qershor”.

“Duke qenë kapiten është një nder i madh. Unë jam në Juve qe 15 vjet dhe e konsideroj si shtëpinë time të dytë”.

“Është një përgjegjësi për mua, fakti që unë përfaqësoj të gjithë ata që janë pjesë e këtij klubi, nga tifozët tek shokët e mi dhe drejtorët”.

“Ardhja e Ronaldos ishte e rëndësishme. Në aspektin e karakterit, ai e ka mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Buffon”.

“Vetëm një budalla do të kishte dyshuar në aftësinë e tij për të shënuar gola dhe për të asistuar”.

“Në sajë të Cristianos, ne po shkojmë përtej kufijve tanë”, deklaroi Chiellini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu