Cipras pret që votimi i nesërm të merr numrin e nevojshëm të votave për besimin e Qeverisë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras sot para deputetëve deklaroi se ka vendosur t‘i jep fund kontestit 27-vjeçar për emrin e Maqedonisë dhe se dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi edhe përkundër çmimit politik që do ta paguante Qeveria e tij, transmetojnë mediat greke, transmeton Portalb.mk.

Cipras para anëtarëve të Kuvendit sot qëndroi në mbrojtje të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Maqedoninë, në prag të votimit të nesërm për besimin e Qeverisë greke dhe pas dorëheqjes së liderit të Grekëve të Pavarur, Panos Kamos që u largua nga koalicioni qeverisës pikërisht për shkak marrëveshjes.

Cipras, siç shkruajnë mediat atje, pret që votimi i nesërm të merr numrin e nevojshëm të votave. Në atë rast, ai do të propozojë ratifikim të marrëveshjes me Maqedoninë në disa ditë të ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu