Përfaqësuesit e partive në pushtet LSDM dhe BDI si dhe ata të VMRO-DPMNE kanë nisur takimet në nivel të grupeve të punës për fatin e Prokurorisë Speciale dhe ligjeve në sferën e gjyqësorit.
Ministria e Drejtësisë, Renata Deskoska para takimit me grupet e punës së partive në pushtet dhe të opozitë, tha se është me rëndësi që ligji i ri që do të vijë nga këto grupe pune të jetë një ligj me standarde ndërkombëtare dhe jo një ligj dosido vetëm për ta pasur.
“Me rendësi është te kemi ligj që do të ketë standarde ndërkombëtare , te gjithë që do të jene sot në takim duhet të jenë të vetëdijshëm se nën standardet te cilat do të nënkuptojnë Prokurorinë Publike dhe Speciale, objektive dhe me kapacitet si organ afatgjat, nuk mund te arrijmë marrëveshje. Sepse te sjellim ligj vetëm sa për ta pasur, nuk është një veprim qe duhet te arsyetohet dhe nuk është e nevojshme, për këtë arsye apeli im është që të gjithë pjesëmarrësit e takimit të sotëm duhet te punojnë patjetër ne sjelljen e një ligji kualitativ dhe sipas standarde dhe jo te sillet ligj qe shkelësit e mëparshme te ligjit t’ju ikin përsëri përgjegjësisë”, tha Ministria e Drejtësisë, Renata Deskoska.
Anëtari i grupi të punës së BDI-së, Artan Grubi, para takimit që po zhvillohet në Ministrinë e Drejtësisë me grupet e tjera të partive, tha se grupi i BDI-së mbështet zgjidhjen ligjore dhe se shpresojnë të bindim edhe koleget e opozitës.
“Propozim ligji qe është miratuar ne qeveri, tashmë është dorëzuar ne Parlament dhe është në pajtueshmëri mes LSDM-së dhe BDI-së e shpresojmë ta marrim mbështetjen edhe nga VMRO-ja dhe grupet tjera parlamentare. BDI-ja mbështet zgjidhjen ligjore dhe shpresojmë t’i bindim edhe koleget tanë nga opozita”, tha Artan Grubi, BDI.
Përfaqësuesi i grupit të punës së VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinovski, para takimit që po zhvillohet në Ministrinë e Drejtësisë me grupet e tjera politike, tha se ata si opozitë do të jenë konstruktiv dhe se ky është vetëm fillimi i procesit, ndërsa PSP-ja është një pjesë e gjithë këtij procesi.
“VMRO DPMNE do te japë vërejtje konstruktive dhe ky është fillim i gjithë procesit. Vërejtjet e VMRO- DPMNE-së janë vërejtjet e sektorit civil. Behet fjale për një proces te Prokurorisë Publike, ndërsa Prokuroria Speciale është vetëm një pjese e gjithë atij procesi. Shpresojmë te gjejmë një gjuhe te përbashkët për te arritur një marrëveshje””, thanë nga grupi i punës së VMRO-DPMNE-së. Këto takime vijnë pas takimit të zhvilluar midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.










