ÇMENDURI/ Ja se si “Piloti i Vdekjes” ecte me 176 km/h në “Tiranë – Durrës” (VIDEO LAJM)

Ashtu siç thanë edhe shumë ekspertë dje, aksidenti tragjik në Sukth ku shkaktar ishte Dashnor Deliallisi nuk ishte aspak aksident, por një vrasje.

Nuk ishte aspak rastësi që pikërisht Dashnor Deliallisi u përfshi në një aksident të tillë, pasi ai ishte person që e pëlqente shpejtësinë madje krenohej me të.

Ai i fiksonte momente të tilla plot adrenalinë teksa e ngiste makinën e tij luksoze me 176 km/h.

Madje këtë gjë e ka eksperimentuar disa herë edhe në autostradën Tiranë-Durrës, rrugë ku edhe shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima, shkruan Balkanweb.

Më poshtë është videoja e filmuar nga vetë Deliallisi, ku ai fikson me celularin e tij teksa lëviz me një shpejtësi marramendëse me mbi 176 km/orë, me një makinë BMW superluksoze.

Në sfond dëgjohet me volum të lartë kënga më e re e Ghetto Geasy (Getoar Selimit) dhe Majkut, “Ajo”, e njohur nga të rinjtë për refrenin e famshëm, “unë të lagi me shampanjë”.

Sipas ekspertëve, Dashnor Deliallisi ishte shkaktari i aksidentit. Pasi eci për rreth 12 kilometra në krah të kundërt, duke qenë se ndiqej nga policia, e cila e kishte pikasur duke qarkulluar tej normave të lejuara, ai u përplas në Sukth me automjetin ku udhëtonin vajzat, aksident tragjik nga i cili 36-vjeçari dhe tre të rejat gjetën vdekjen e menjëhershme./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu