Cristiano Ronaldo krahasohet me Lionel Messin nga Jose Mourinho

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë krahasuar nga ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, dhe përgjigjja e tij është pritur mjaftë mirë.

Debati se kush është lojtari më i mirë vazhdon të jetë i ndezur për dekadën e fundit, transmeton portali arbresh.info.

Cristiano Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madridi për 100 milionë euro verën e kaluar. Ylli portugez duket se do të fitoj trofeun e tretë në një ligë të ndryshëm meqenëse tashmë ka siguruar tre tituj në Premierë Ligë me skuadrën e Manchester United dhe dy tituj në La Liga.

34-vjeçari ka fituar katër herë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe ka siguruar pesë herë Topin e Artë Por, sulmuesi gjithmonë ka qenë i shoqëruar në këtë garë nga Messi.

Argjentinasi, i cili ka shpenzuar gjithë karrierën e tij te Barcelona, ka fituar nëntë tituj në La Liga dhe katër Liga të Kampionëve. Me pesë Topa të Artë gjithashtu pas 31-vjeçarit, nuk ka mbetur asgjë për të zgjedhur mes dy yjeve.

Por, Mourinho, i cili ka punuar me sulmuesin portugez në Madrid, beson se kjo është një gjë e mirë.

“Mendoj se ata janë me fat dhe të pafat që luajnë në të njëjtën gjeneratë”, ka thënë ai duke folur për RT, transmeton portali arbresh.info. “Ata janë me fat sepse mund të garojnë kundër njëri-tjetrit”

“Ata shikojnë njëri-tjetrin në aspektin pozitiv dhe motivohen edhe më shumë. Nëse do të ishte vetëm njëri prej tyre, ata do të kishin vetëm 10 Topa të Artë”

Por, trajneri portugez ka vazhduar tutje duke dhënë edhe një paralajmërim për të ardhmen.

“Tani, unë mendoj se ata duhen të vendosin qëllimet vërtetë lartë”, ka thënë Mourinho. “Ata kanë lojtarë që janë duke iu ardhur prapa, ata mund t’i quajmë ‘përbindësha të vegjël’”

“Qëllimet duhet të jenë të mëdha, prandaj do të ishte një motivim i jashtëzakonshëm për Neymarin, Mbappen dhe Griezmannin”

“Fatkeqësisht, Cristiano dhe Messi nuk do të jenë përgjithmonë”

Me këtë ishin të kënaqur shumë shikues të cilët kanë komentuar në rrjete sociale vlerësimin e Mourinhos.

“Mourinho është më i miri”, ka thënë njëri.

Një tjetër komentoi “Jose duhet të ketë shoun e tij”

I treti i dha atij një epitet të lartë duke i thënë “Sir Mourinho”./arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu