Cristiano Ronaldo tallet me tifozët e Atleticos me rikthimin e tij në Spanjë

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo në një moment është tallur me tifozët e Atleticos në rikthimin e tij në Spanjë për ndeshjen në UEFA Ligë të Kampionëve këtë mbrëmje (e mërkurë).

Ish ylli i Real Madridit nuk mund t’i rezistonte fishkëllimave nga turmat duke ngritur pesë gishtat duke iu rikujtuar atyre se ka fituar pesë tituj në Ligë të Kampionëve si një lojtar, shkruan portali arbresh.info.

Lexo edhe: Diego Costas iu mohohet një penalti?

Njëri nga titujt erdhi gjatë kohës në Manchester United, por katër të tjerë superylli i fitoi gjatë kohës së tij te Real Madridi si një rival i Atleticos.

Sigurisht, dy nga këto ishin në finale kundër skuadrës së Diego Simeones, prandaj turmës sigurisht se i ka djegur kjo./arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu