Daku reagon sërish: Shqipëri, o nëna ime

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Polonisë me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Pas ndeshjes ka reaguar edhe golashënuesi i njërit prej golave, Mirlind Daku.

“Shqipëri, o nëna ime”, ka shkruar shkurtimisht Daku në rrjetet sociale.

Përndryshe, ai pasi realizoi golin e parë për kombëtaren shqiptare hoqi fanellën dhe me atë rast i dukej edhe tatuazhi në shpinë, që është guri i thyer në kufirin Kosovë-Shqipëri dhe “Katana 138”, që i kushtohet komandantit Agim Ramadanit. Për këtë pati reagime të shumta nga mediat serbe, ku kërkuan edhe dënim për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu