“Dal nga këtu dhe do jetojmë bashkë”, Luizi bisedon me Sabianin

Sabiani është vënë në një pozitë të vështirë brenda në shtëpi, kjo për shkak të raportit që e bija Keisi, ka krijuar me Kristin.

Ndonëse ka tre ditë brenda në shtëpi, ai akoma nuk ka mundur dot të bisedojë me dy, lidhur me këtë marrëdhënie.

Duke biseduar me Luizin në verandë, ky i fundit i tha Sabianit se Kristi është djalë shumë i sinqertë, i matur dhe di t’i dalë për zot gjërave vetë. Një mënyrë kjo, për të bindur deri diku Sabianin që ai të krijojë një mendim edhe më të mirë për Kristin.

Luizi foli edhe për marrëdhënien që është krijuar mes tij dhe Kiarës. Ai tha se u lumturua shumë kur Kiara i tha që ai t’i dërgonte rrobat e tij te shtëpia e saj.

Ai tha se është i lumtur për faktin që ata do jetojnë bashkë kur të dalin nga Big Brother.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu