Dalin në shitje biletat për finalen e Champions League, ja sa do të kushtojnë

Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve të UEFA-së, e cila do të luhet në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll më 10 qershor. Sipas deklaratës së Federatës së Futbollit të Türkiye-s (TFF), biletat që mund të blihen vetëm nga portali zyrtar i biletave i UEFA-së, uebfaqen “UEFA.com/tickets”.

Blerja do të ekzekutohet në dy faza, edhe atë mbledhja e kërkesave dhe miratimi i tyre. Mbledhja e kërkesave do të përfundojë më 28 prill, pas së cilës do të vijojë hedhja e shortit, ndërsa në fund atyre që u është miratuar do të njoftohen nëpërmjet e-postës nga UEFA-ja. Dashamirët e futbollit do të mund të blejnë më së shumti 2 bileta nga kategoria që u është alokuar atyre.

Biletat do t’u dorëzohen tifozëve disa ditë para ndeshjes nëpërmjet aplikacionit zyrtar të biletave të UEFA, “UEFA Mobile Tickets”. Mbajtësit e biletave do të jenë në gjendje të ruajnë dhe menaxhojnë biletat e tyre duke shkarkuar këtë aplikacion, të disponueshëm në të dyja platformat, Android dhe iOS, në pajisjet e tyre celulare.

Çmimet e biletave për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve 2023 janë si në vijim: 690 euro në kategorinë e parë, 490 euro në kategorinë e dytë, 180 euro në kategorinë e tretë dhe 70 euro në kategorinë e katërt. Biletat për personat me aftësi të kufizuara do të jenë në dispozicion për 70 euro dhe do të përfshijnë një biletë shoqëruese falas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu