Pamje të reja janë publikuar pas të shtënave me armë zjarri janë regjistuar në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Në një video duket momenti kur zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance largohen nga sigurimi i tij pas incidentit të regjistruar.
Ai shihet i konfuzuar ndërsa sigurimi i tij e ngre nga karrigia e më pas Vance vrapon për tu larguar nga vendngjarja. Nga ana tjetër duket presidenti Donald Trump i cili shtrihet fillimisht në tokë e më pas largohet nga sigurimi.
Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës. Më pas dëgjuan britma: “Poshtë! Poshtë!”.
Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme, shumë prej tyre duke mbajtur lart telefonat celularë për të regjistruar video, ndërsa presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.
Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e hotelit.










