Dancing With Big Brother, Deamishel bën prova me Luizin

Luizi dhe Deamishel janë bërë bashkë për sfidën “Dancing With Big Brother” të caktuar nga Vëllai i Madh. Ata i bënë provat te dhoma e dënimit, e cila ishte improvizuar si dhomë baleti, ku banorët të ndarë në çifte duhet të bënin prova për kërcimin që kishin, në një hark kohorë prej 60 minutash.

Dea në fakt që kur u caktua kjo sfidë, tha se dëshiron të jetë çift me Shpatin, por përzgjedhja u bë rastësore, ndaj ajo qëlloi të ishte çift me Luizin.

Ndonëse ajo e kishte mundësinë ta zëvëndësonte Luizin me Shpatin, nuk e bëri një gjë të tillë. Pikërisht ky mosveprim, krijoi debat në shtëpi mes saj dhe Oltës, e cila i tha Deas se asaj i interson të kërcejë me Luizin.

Ajo gjithashtu pati edhe një bisedë me Shpatin lidhur me këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu