Dashuri si në përralla, çfarë thotë Artjola Toska për një fëmijë në jetën e saj dhe partnerit

Artiola Toska është një ndër këngëtaret popullore më të dashura e të pëlqyera e cila e nisi karrierën kur ishte ende shumë e re dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm. E ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, ajo u pyet nëse kishte marrë pjesë në festivale.

Artiola tregoi për fëmijët se marrë pjesë në “Kënga Magjike” por nuk jo në festivale të tjera. Ajo gjithashtu ndau me të gjithë se në fillim ka kënduar muzikë të lehtë në “Pallatin e Pionerëve” dhe ka fituar 3 çmime të para në kohën e gjimnazit. Duke rrëfyer se fillimisht ka konkurruar për muzikë operistike, Toska tregoi se ishte vërtet shumë e talentuar por në ato kohë gjërat funksionon me mik, ndaj dhe nga vendi i 3-të doli në atë të 12-tin.

Pyetjes “Burrin tënde e ke dashuruar sa e pe?”, Artiola iu përgjigj:

“Edhe burri im është tirons dhe dy tironsa jemi takuar në Prizren. Ishte një dashuri me shikim të parë që vazhdoi për 22 vjet.”

Këngëtarja gjithashtu ndau pak nga humori i saj i lezetshëm kur u pyet se përse fëmijet e duan kaq shumë.

“Po ka shumë mundësi që fëmijët e ndjejnë kur dikush i do fort, sillet mirë me ta dhe bëhet si fëmijë herë pas here, si një Piter Pan i vogël. Po kam përshtypjen ndoshta më shohin edhe si masa e vet të vogël,”-thotë ajo duke qeshur.

Ajo iu përgjigj dhe pyetjes rreth dëshirës për të pasur një fëmijë:

“Dëshira ka qenë gjithmonë, sepse fundja, kush s’i do fëmijët. Kur të jetë e shkruajtur, kur të jetë kismeti, e mirëpresim.”-tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu