DeaMishel vazhdon me historitë e “horrorit” tregon se pas BB e ndoqën tre burra

DeaMishel ka treguar se pasi ka dalë nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’, mësoi se familjarët e saj kishin marrë mesazhe kërcënuese. E ftuar në ‘Wake up’, ajo tregoi edhe një rast që i kishte ndodhur në rrugë.

Sipas saj, tre burra rreth të 30-tave, ishin duke e ndjekur. Ajo shtoi se sjellja e tyre iu duk sikur kishin diçka që kishte mbetur pezull, pa sqaruar me të.“Unë kam marrë kërcënime më shumë se të gjithë në momentin e nominimit.

Prindërit e mi merrnin kërcënime, ‘të di shtëpinë’, ‘dua të të vras’… Edhe kur dola më ndoqën disa njerëz dhe sikur kishin ndonjë muhabet të pasqaruar me mua. Ishin tre burra rreth të tridhjetave… Kishin pirë pak”, tregoi moderatorja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu