Debat jashtë BBVA: Çfarë u tha në telefonatën e Maestros me Kiarën?

Armaldo dhe Kiara krijuan një raport të ngushtë dhe shumë të afërt në “Big Brother VIP”. Ata ndanin kohë e biseda e u duk se ishin kthyer në pasqyrën e një marrëdhënie baba-bijë në shtëpi.

Por, dinamikat e lojës ndryshuan dhe ata nisën përplasjet. Shkak u bë afrimi i Maestros me Oltën duke i kërkuar asaj të nxjerrë Kiarën në nominim pas një avantazhi që iu dha. Kjo pasoi me debate të ashpra mes tij e Luizit dhe rrjedhimisht pati krisje edhe me Kiarën.

E duket se debate mes tyre ka pasur edhe jashtë. Kiara deklaroi pas rikthimit në shtëpi deklaroi se askush nga ish-banorët nuk e ka telefonuar. Gjë që sipas Armaldos është e pavërtetë. “Dje tha “si s’më mori njeri në telefon kur isha jashtë”. Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh”- shkruan ai në një status në Instagram.

Më pas ka publikuar mesazhine një ndjekësje që i shkruan ta fshijë postimin sepse nuk e pati me gjithë banorët por me Efin. Krah mesazhin ai shkruan: “Ju jeni interesantë. Unë ju thash se e mora nuk ju thash si shkoi telefonata. Kështu që ju di Maestro fort mos u përfshini më shumë se i zoti i punës”.

Në këtë mënyrë ai ka lënë të kuptohet se mes tyre ka ndodhur një debat dhe telefonata nuk ka shkuar si duhet. Pse? Ajo mbetet ende enigmë…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu