Debate keq në shtëpinë e ‘BiG Brother’, Qetësori quan Luizin maskara: Nuk iu durua atij

Qetsori u tregoi Shpatit dhe Antonelës, se kishte pasur një “përplasje” me Luizit. Ai u tha se i kishte shprehur Luizit që mund të dalë Sabiani nga shtëpia, sepse mund të gabojë për shkak të emocioneve, ndërsa ky i fundit kishte treguar këngëtarit.

Qetsori: Dy biseda bëra me Luizin dhe i thashë “do dali Sabi” dhe u mërzit, u kapëm. Ah patët një bisedë. Qetsori: I thashë Luizit mund të dalë Sabi sepse mund të gabojë për shkak se është I ngarkuar emocionalisht.

Antonela: Duke ia thënë ai ngarkohet edhe më shumë. Duhet të përpiqemi ta ç’ngarkojmë. Qetsori: Po unë ia thashë Luizit dhe ai ma sakarai shkoi, ia tha. Ai më tha hajde këtu, shkova dhe i thashë që po.

Shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’ është mbushur me banorë e debatet mes tyre nuk kanë të munguar. Më i freskti, ndodhi paraditen e sotme, mes Sabianit dhe Qetsorit, e shkak u bë një fjali e treguar nga Luizi. Ky i fundit, i tregoi Sabianit atë që Qetsori kishte thënë për të.

Sipas Luizit, Qetsori kishte thënë se Sabiani mund të eliminohet, pasi do gabojë. Pasi i vuri të dy përballë njëri-tjetrit, Qetsori e pohoi sërish atë që tha më herët. Sabiani u ndje i fyer, madje i kërkoi që të mos fliste më për të.

Nga ana tjetër, Qetsori shtoi se ky është mendimi i tij e se nuk e ndryshon dot. Sabiani ngriti pyetjen se mbase banori i ri di diçka më shumë, por Qetsori tha se nuk di asgjë por sipas asaj që shikon, Sabi rrez ikon më shumë të largohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu