Debati Luiz-Efi për “Për’puthen” flet Olsa Muhameti

Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka reaguar për herë të parë për komentet që Luizi ka bërë për Efin në “Big Brother VIP 2”. E ftuar në “Fan Club”, Muhameti u shpreh se “Për’puthen” është formati që ka thyer tabutë dhe s’ka si të jetë turp të jesh pjesë e tij.

“Nuk reagova, sepse nuk doja të reagoja në ‘Instagram’. Isha dakord me çdo fjalë që kishte shkruar Bora në reagimin e saj dhe mendoj se është momenti të them këtu diçka. Nuk doja të nxitoja për të reaguar, sepse jam natyrë e flaktë. Dua të them që vajzat e ‘Për’puthen’ janë vajza luftarake, ju e keni parë. Nga ana tjetër, janë vajza shumë të guximshme, të cilat me mënyrën e tyre, janë munduar të emancipojnë edhe këtë shoqëri maskiliste. Nëse një vajzë del me tre, katër apo pesë djem dhe do të zgjedhë njërin prej tyre, ku është këtu problemi? Ku është turpi. Mendoj se ‘Për’puthen’ ka normalizuar këtë faktor, në një shoqëri kaq patriarkale, ‘Për’puthen’ ka depërtuar në çdo familje”.

Sipas Muhametit, Luizi, me deklaratat e tij, ka përgjithësuar të gjithë konkurrentët e “Për’puthen”.

“Është si të përgjithësoj Luizin me të gjithë konkurrentët e ‘Big Brother’. Luizi përgjithësoi Efin me të gjithë konkurrentët e ‘Për’puthen’. Efi ka pasur një rrugëtim aq dinjitoz në ‘Për’puthen’, është një nga vajzat që unë e kam mbështetur gjithmonë. Është një nga ato vajzat që e kam dashur. Nuk ka mashtruar kurrë, nuk ka gënjyer kurrë, nuk ka përdorur kurrë ndjenjat e djemve. Është një vajzë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Nuk ka ndryshuar në rrugëtimin e saj nga fillimi në fund, sikurse mund të ndodhë me konkurrentë të tjerë në ‘Për’puthen’”.

Autorja thotë se Luizi goditi ulët, duke i kujtuar Efit të shkuarën e vet.

Luizit iu desh ta hidhte Efin në gojën e ujkut, duke e ditur që ‘Për’puthen’ është një program që është pjesë e debateve. Mendoj që në atë pjesë të lojës, Luizi nuk kishte më argumente dhe gjeti të udhës të përfshinte ‘Për’puthen’, sepse nëse do që personi që ke përballë të të kthehet fort, duhet t’i kujtosh të shkuarën. Ai e bëri duke gjuajtur ulët. Efi i është dashur si antagoniste, që pas largimit të Oltës. Efi ka këllqe që të bëjë antagonisten e Luizit”.

Reality show që theu rekordet e audiencës dhe mbërtheu pas vetes miliona shqiptarë, “Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion. Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu