Delfini ia merr iPad’in vizitorit (VIDEO)

Ajo po bënte fotografi në një park të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pajisjen e saj tablet iPad, kur krijesa ujore ia rrëmbeu nga duart.
Një turiste në një kopsht zoologjik, ka mbetur e habitur pasi një delfin ka dalë nga uji dhe i ka rrëmbyer nga duart iPad-in, derisa ajo po i fotografonte delfinët në ujë.
Ajo po bënte fotografi në një park të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pajisjen e saj tablet iPad, kur krijesa ujore ia rrëmbeu nga duart.
Ky moment është filmuar nga një tjetër vizitor, derisa të gjithë të pranishmit ia kanë plasur gazit.
Disa sekonda më pas, delfini e ka lëshuar në ujë pajisjen që ishte e mbështjellë me një fotrollë ngjyrë rozë, por ishte shumë vonë ngase tableti ishte shkatërruar nga depërtimi i ujit, shkruan Daily Mail.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-3731309/iGrab-Cheeky-dolphin-snatches-tablet-computer-hand-visitor-Seaworld.html?ito=embedd


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu