Departamenti i Shtetit Amerikan të emëruarin e Bujar Osmanit, ambasadorin Viktor Dimovski e cilëson spiun jugosllav

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur emrat e tre ambasadorëve të rinj, dhe njoftoi për tre të tjerë, emrat e të cilëve për shkak të procedurës tha se nuk mundet t’i zbulojë.

Osmani tha se ambasador i ri në misionin e fundit të BE-së në Bruksel është përzgjedhur Zufi Ismaili, i cili është diplomat në karrierë, Viktor Dimovski pritet të jetë ambasadori ri për në Francë-Paris, ndërsa Zekir Ramçiloviq pritet të shkojë në Podgoricë-Mal të Zi.

“Kemi edhe tre emra të rinj, megjithatë ata janë në fazë kur presim agreman, me vendim të Qeverisë ditëve të fundit, por megjithatë emrat e tyre nuk do të mundem t’i komunikojë sepse duhet të përfundojë procedura e marrjes së agremanit.

Bëhet fjalë për ambasadorin e ri në Bern, konsullin e përgjithshëm në Munih dhe konsullin e përgjithshëm në Toronto”, tha Osmani.

Por për propozimin e Osmanit për ambasador në Paris, Viktor Dimovski, ka një raport të departamentit të Shtetit Amerikan ku ate e cileson si spiun jugosllav.Për këtë me një reagim në rrjetin social Facebook la reaguar Kryetari i Departamentit për punë të jashtme pranë Aleancës për Shqiptarët ku vë në dukje qartazi raportin me nje mbishkrim sqarues.Me poshte nu sjellim ne fotografi ojesë mga raporti si dhe postimin ne facebook të Arben Fetait.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu