Deputeti Mile Cekov braktis ZNAM-in dhe shumicën parlamentare

Deputeti Mile Cekov njoftoi sot se largohet nga ZNAM dhe se në Kuvend do të veprojë si deputet i pavarur, duke theksuar se nuk është më pjesë e shumicës qeverisëse, përcjell TV21. Në adresimin e tij publik, ai tha se në politikë ka hyrë për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve, por se ndryshimet e pritshme nuk janë realizuar.

“Para dy vitesh u bëra deputet për të provuar të ndryshoj gjërat, për të kërkuar përgjegjësi për krimin dhe korrupsionin dhe për të luftuar për ndryshimin e sistemit, si dhe për të treguar se ka vend në politikë për njerëz të ndershëm dhe punëtorë. Por, për fat të keq, këto ndryshime nuk po ndodhin”, shkroi mes tjerash Cekov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu