Deputetja e LDK-së flet hapur për mundësinë që PDK të futet në qeveri dhe ta marrë postin e presidentit!

Deputetja Kajtazi thotë se presin nga ana e Partisë Demokratike, që të përfshihet në tema që janë në interes të vendit, pa e specifikuar se për cilat tema bëhet fjalë.

“Nuk është çështje mospajtimesh është çështje e vlerësimeve”, deklaroi Kajtazi për Gazeta Blic.

“Ne ende llogarisim në arsyeshmërinë e PDK-së që çështjeve me interes shtetëror të i bashkangjitet, jo për interesa të LDK-së por për interesa shtetërore, nëse e llogarisim kështu nuk konsideroj se domosdoshmërisht duhet me qenë edhe pjesë e koalicionit, po e shohim se me kushte bllokon procese atëherë edhe ulemi e vlerësojmë porthjeshtë është çështje e vlerësimeve dhe e matjeve që do t’i kemi organet e partisë, zotri Mustafa, kryeministri Hoti dhe të gjithë“, tha Kajtazi për Gazeta Blic.

Kur u pyet për çështjen e presidentit dhe se a do ishte e gatshme LDK të ia ofrojë këtë pozitë PDK-së që kjo e fundit të i bashkohet në qeveri, Kajtazi tha se paritë politike duhet t’i shërbejnë vendit dhe jo karrikeve.

“Unë ende mendoj që partitë politike duhet me pasë arsyen e shëndoshë me i shërby shtetit e jo karrigeve të veta deri sa besoj në këtë nuk du me i dëgju gjërat tjera” përfundoi Kajtazi për Gazeta Blic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu