Der Spiegel fiton gjyqin kundër Cristiano Ronaldos

Gazeta gjermane Der Spiegel ka njoftuar se ata kanë fituar gjyqin ndaj Cristiano Ronaldos rreth një çështje në vitin 2017 kur gjykata ndaloi botimin e artikujve në lidhje me taksat e superyllit.

Pas një hulumtimi nga 60 gazetarë dhe informacionet e publikuara nga Football Leaks, Der Spiegel raportoi se mashtrime tatimore janë kryer nga sulmuesi i Juventusit, transmeton portali arbresh.info.

Avokatët e Ronaldos dërguan rastin në gjykatë, e cila kishte ndaluar gazetën nga botimi i artikujve në lidhje me këtë çështje duke e kërcënuar madje Der Spiegel–in me një gjobë prej 250,000 eurove në rast se nuk përmbushin rregullat.

Gjatë procesit, avokatët akuzuan gazetën gjermane për shfrytëzimin e dokumenteve që ishin siguruar në një mënyrë të pahijshme pa mohuar vërtetësinë e raporteve.

Der Spiegel largoi pjesët nga edicioni i tyre digjital, por u ankua kundër këtij vendimi dy vjet më vonë duke fituar gjyqin kundër superyllit portugez./arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu