Dështon departamenti, bëhet gati Agjencia për shqipen

Agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe, që do të jetë kompetente për standardizimin dhe përdorimin e njehsuar të gjuhës, është institucioni që pritet të themelohet si pjesë e Ligjit për gjuhën shqipe dhe të miratohet nga Parlamenti. Përveç përcaktimit në ligj në vija të përgjithshme të mënyrës së funksionimit, nuk ka asnjë informacion më konkret dhe as përfshirje të institucioneve të tjera akademike, katedrave, instituteve e të tjera.

Gjithçka duket se do të mbetet në Qeveri, e cila pritet të merret me formimin e grupeve të punës, emërimet, e të tjera. Themelimit të kësaj Agjencie, i paraprin vetëm ideja e dështuar e themelimit të një institucioni të ngjashëm brenda ITSHKSH-së dy vjet më parë dhe asnjë lloj debati publik, por edhe masa përgatitore dhe përfshirje të institucioneve kompetente, katedrave, gjuhë- tarëve, e të tjera. Po si i parashikon propozim-ligji kompetencat e Agjencisë? Institucioni do të duhet të japë mbështetjen e vet të gjitha institucioneve të tjera gjatë përkthimit dhe lekturimit të dokumenteve.

Do të duhet të korrektojë të gjitha dokumentet që publikohen në Gazetën zyrtare, të promovojë dhe të marrë masa për avancimin e shqipes, të hartojë për nevoja të Qeverisë materiale analitike dhe t’i raportojë asaj për punën që bën. Të japë mendim profesional për ato materiale që janë në funksion të zbatimit dhe avancimit të gjuhës shqipe. Sipas Ligjit, drejtori i isntituciontit do të zgjidhet nga Qeveria, me një mandat katër vjeçar dhe në të parashikohet të punojnë përkthyes, linguistë dhe filologë, si edhe lektorë të licencuar, saktësohet në ligj, edhe pse të tillë në fakt nuk ekzistojnë.

Për krijimin e Agjencisë dhe të inspektoratit nga buxheti i shtetit për vitin e parë të funksionimit do të akordohet një fond prej 16 milionë denarë. Ndërsa punësimet në to do të bëhen duke transferuar punonjës nga institucione të tjera shtetërore, kryesisht nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Po ashtu në buxhetin e vitit 2018 do të ndahet edhe një fond tjetër prej 90 milionë denarësh, i cili do t’i jepet shfrytëzuesve të tjerë buxhetorë që do të merren me implementimin e dispozitave të Ligjit.

Po ashtu, Inspektorati do të jepte organi tjetër që do të merret me sanksionimin e abuzimeve me drejtshkrimin e gjuhës. Gjobat parashikohen të shkojnë nga 4 mijë deri në 5 mijë euro dhe do t’iu shqiptohen të gjitha organeve të pushtetit shtetëror, institucioneve qendrore, ndërmarrjeve publike, agjencive, drejtorive, organizatave dhe enteve, komisioneve, personave juridik, e të tjerë. Themelimi i Agjencisë u parapri dy vjet më parë me një iniciativë të ngjashme, ajo e krijimit të një Sektori për mbrojtjen e gjuhës shqipe, por edhe dhënien e licencave të lektorëve të gjuhës. Në fund të vitit 2015 me kërkesë të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore ish ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi ranë dakord për themelimin e një Sektori, që do të shërbente si një mekanizëm i fuqishëm për mbrojtjen e gjuhës shqipe, sidomos në përdorimin e saj zyrtar.

Grupi i punës do të përbëhej edhe nga përfaqë- sues të Ministrisë së Kulturës, Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Për dy vjet jo vetëm që nuk u krijua asnjë lloj sektori, por edhe grupi punues nuk arriti të mblidhej.(koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu