Detaje të reja nga takimi: Ana Brnabic i bëri një kërkesë direkte Albin Kurtit

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të heq taksën 100 përqind, që të lehtësohet tregtia mes dy vendeve.

Kështu ka deklaruar ajo në panelin ku ishin të pranishëm që të dy, gjatë samitit të BERZH’it në Londër.

“Fatkeqësisht, ne kemi tarifa 100 përqind të vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia qendrore dhe Bosnja dhe Hercegovina. Shpresoj që Albin Kurti do ta shqyrtojë përsëri, sepse duhet të mendojmë se si të lehtësojmë tregtinë midis nesh dhe si të krijojmë një mjedis të favorshëm biznesi”, tha ajo.

Sa i përket kësaj çështje, Kurti është shprehur i vendosur që Kosova do të vendosë masë reciprociteti, dhe se Serbia duhet ta njeh pavarësinë e saj.

Sidoqoftë, kërkesa e SHBA’së dhe BE’së ka qenë që Kosova të heqë plotësisht taksën, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut mes dy vendeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu