Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministrja alternative e Punëve të Jashtme e Greqisë, Sia Anagnostopulu sot në Shkup nënshkruan Marrëveshje për hapjen e vendkalimit të ri kufitar në rajonin e Liqenit të Prespës, “Markova noga – Lemos”.
Ministrja greke Anagnostopulu pas takimit me Dimitrov u falënderua për mikpritjen dhe deklaroi se është e gëzuar për nënshkrimin e kësaj marrëveshje historike dhe se ekziston thellim dhe përforcim të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Siç kumtoi MPJ-ja, kjo është marrëveshja e parë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në harmonizim me Marrëveshjen përfundimtare, me të cikën pritet zhvillim shtesë në marrëdhëniet, intensifikim i komunikimit dhe zhvillim i përgjithshëm i Rajonit të Prespës.
Dimitrov, nga ana e tij theksoi se pas suksesit historik nga Prespa, sërish kemi një marrëveshje historike, sepse, siç tha, për herë të parë me marrëveshjen zbatohet edhe emri edhe terminologjitë e dakorduara në Prespë.
“Kam kënaqësinë që kjo marrëveshje për hapjen e venkdalimit kufitar ‘Markova noga – lemos’, në rajonin e Prespës, e nënshkruam në tre gjuhë, maqwdonase, greke dhe angleze. Gjuha maqedonase që është e rëndësishme për ne, që e flasin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe diaspora jonë dhe që nuk ka të bëjë me maqedonasit grekë, në kontekst të Nenit 7 të Marrëveshjes”, tha Dimitrov.
Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, në pajtim me dispozitat nga Marrëveshja përfundimtare, me të cilën pritet zhvillim shtesë në marrëdhëniet, intensifikimin e komunikimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të Rajonit të Prespës.
Në takim me Anagnostopulu u këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve. Theks i veçantë u vendos në implementimin e Marrëveshjes së Prespës me qëllim të trillimeve dhe zhvillimeve të bashkëpunimit gjithëpërfshirës dhe intensiv në të gjitha fushat, synimi përfundimtar i të cilit janë rezultate pozitive, të dukshme dhe konkrete në favor të qytetarëve të dy vendeve. U bisedua edhe për mbështetjen që Greqia ia jep vendit tonë në kontekst të procesit eurointegrues.
Kjo është vizita e parë e ministres Sia Anagnostopulu jashtë Greqisë pas marrjes së funksionit të saj si ministre alternative e Punëve të Jashtme, që e pasqyron rëndësinë që Qeveria e Greqisë ia jep marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë së Veriut, qëndron në kumtesën e MPJ-së.










