Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ende ekziston njëfarë gare për atë se kush është më i vjetri, historia e kujt është më e njohur, kush është trajtuar më keq nga tjetri dhe kush ka qenë viktima më e madhe edhe derisa ne e zhvillojmë këtë diskutim, të rinjtë tanë të talentuar e braktisin shtëpinë e vet dhe ardhmërinë e tyre më të mirë e kërkojnë jashtë, porositi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në panelin “Perspektivat transatlantike dhe Ballkani Perëndimor”.
Paneli u mbajt në organizim të Institutit për demokraci “Societas Civilis” Shkup, Zyra e Berlinit të Fondit gjerman Marshall, Xhorxh Qendra Evropiane e Marshallit për studime të sigurimit dhe Fondi i Beogradit për përsosmëri politike.
“Duhet të gjejmë forcë që të përballemi direkt me problemet tona dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta hapur potencialin e rajonit, për stabilitet dhe siguri më të madhe, potencialin për t’u bërë evropianë, me inkuadrimin në BE”, theksoi Dimitrov, duke theksuar se Qeveria aktuale, pas suksesit për hapjen e rrugës që vendi të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s tani është e fokusuar ndaj fillimit të negociatave me Unionin.
Shefi i diplomacisë theksoi se është e nevojshme të krijojmë rajon në të cilin do të ndahet fitorja ndaj nacionalizmit sipërfaqësor dhe patriotizmit dhe të lihet vend për patriotizëm vizionar.
Dimitrov në fjalimin e tij u përqendrua në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, procesin e zgjidhjes së kontesteve me fqinjët, gjegjësisht arritjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë, por edhe si ky model i zgjidhjes së kontesteve më tej pozitivisht do të ndikojë ndaj proceseve integruese në rajon, para së gjithash në zgjidhjen e kontestit midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Anëtarësimi në NATO është synim strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe diçka me çka do të mundësojmë të krijohet një e ardhme më e sigurt për gjeneratat e reja. Ata të cilët do të vijnë pas nesh për të jetuar në një të ardhme më të sigurt, me qëllim që ata të mos e shtrojnë pyetje çka do të ndodh me vendin tonë”, tha ai.
Përkujtoi se më 6 shkurt ai ka pasur privilegjin të jetë dëshmitar në nënshkrimin e protokollit nga ana e përfaqësuesve të përhershëm të 29 vendeve anëtare të Aleancës dhe shtoi se vendi do të ketë mundësi në muajin dhjetor të marrë pjesë në Samitin e Aleancës në Londër, si anëtarja e 30-të e barabartë e NATO-s.
“Jemi të gatshëm për këtë kapitull të ri që të përfshihemi drejt NATO-s dhe këtë mundësi nuk e marrim si të gatshme, nuk bëhet fjalë vetëm për atë të marrim disa përfitime, por edhe t’i ndërmarrim përgjegjësitë, të cilat rrjedhin nga anëtarësimi”, tha Dimitrov dhe theksoi se fokusi është në shtetin e fuqishëm ligjor, lirinë e mediumeve, luftën kundër korrupsionit dhe vlera të tjera me radhë të cilat respektohen dhe ruhen në familjen transatlantike.
Përkujtoi se ratifikimi i Protokollit tani më ka filluar në parlamentet e vendeve-anëtare, e para këtë e ka bërë Greqia, më pas Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria dhe vendet tjera nga rajoni, me çka, siç theksoi Dimitrov konfirmohet rëndësia e inkuadrimit të vendit në Aleancë nga aspekti i sigurisë rajonale dhe prosperitetit.
Shtoi se anëtarësimi ynë në NATO nuk është agjendë e tjetër kujt, që, siç tha, dëshirojnë ta tregojnë disa të cilët janë kundër zgjerimit të Aleancës, por ky është reflektim i vullnetit të qytetarëve, 74 për qind e banorëve të vendit e mbështesin anëtarësimit.
Theksoi se rajoni është vend në të cilin ndërlidhen interesat amerikane, evropiane dhe rajonale dhe shtoi se Maqedonia e Veriut është një shembull i mirë për një bashkëpunim të tillë.
Lidhur me negociatat me Greqinë, përmendi se vendet nga beteja për atë se kush ka të drejtë më të madhe ndaj Aleksandar Makedonskit, janë orientuar ndaj çështjes për identitetin, por në kontekst të shekullit të 21-të dhe vlerave evropiane.
“I morëm parasysh vlerat tona të përbashkëta, vetëvendosjen, sepse mbrojtja e identiteti është me rëndësi që të mundësohet dallimi midis Maqedonisë tonë e cila gjendet në pjesën veriore të rajonit dhe Maqedonisë greke”, shtoi ministri i Punëve të Jashtme.
Tani për momentin në nivel rajonal fokusi hidhet tek Prishtina dhe Beogradi, shtoi Dimitrov dhe përmendi se Maqedonia e Veriut si fqinj i dy vendeve është i interesuar të gjindet zgjidhje e cila do ta përforcojë stabilitetin rajonal.
Tomas Klajne, zëvendëskryetar dhe drejtor i Zyrës së Berlinit në Fondin gjerman të Marshallit theksoi se BE-ja për momentin po përballet me sfidat personale dhe është e zënë me veten dhe me vetëbesimin e shkatërruar dhe pikërisht në këtë moment nga rëndësia e madhe janë organizatat të cilat merren me perspektivat transatlantike.
Ai theksoi se punët duhet të shikohen më globalisht, duke përmendur se nëse shqyrtohet mjedis strategjik, do të shohim se përballemi me shumë sfida – Kina, Rusia, çështja ukrainase, çështja ballkanike. Përmendi se përballja me të gjitha këto sfida janë fusha të bashkëpunimit gjermano-amerikan.
“Nëse shihen marrëdhëniet në mënyrë afatgjate midis Gjermanisë dhe SHBA-së kemi një vizion afatgjatë, punët shkojnë më larg nga autoritetet momentale. Kemi një agjendë afatgjate transatlantike për ne dhe me rëndësi është që që që e bëjmë ta bëjmë së bashku dhe së bashku t’i identifikojmë projektet strategjike dhe agjendën në të cilën do të punojmë”, tha Klajne.
Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për demokraci “Societas Civilis” theksoi se kontributi i vendit ndaj rajonit është i madh në periudhën e fundit veçanërisht për zgjidhjen e kontestit me Greqinë.
“Kjo do të thotë model i zgjidhjes së kontesteve bilaterale, kjo është paradigma për tërë rajonin, mbështetje dhe inkurajim të të tjerëve të cilët kanë konteste. Synimi përfundimtar është integrimi i tërë rajonit nga aspekti i partneriteteve transatlantike”, tha Troshanovski.
Video:










