Do hapet fabrikë e re në Maqedoni

Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Magnum Consulting Limited e shpall investimin e ri të huaj, në Maqedoni, Caffe di Artisan i cili sipas asaj që thonë, do të fillojë të ndërtohet në fund të gushtit 2018.

Caffe di Artisan, kompania e cila e implementoi inovacionin më të madh në industrinë e kafes, hyri në Maqedoni dhe e zgjodhi Kumanovën si destinacionin më të mirë për hapjen e fabrikës të saj.

Produkti themelor i kompanisë është prodhimi i kafes në formë të lëngshme në kapsula me metodë të prodhimit të patentuar. Me investimin e përgjithshëm të planifikuar prej 3 milionë euro, projekti i kompanisë do të realizohet në tre faza dhe fabrika do të punësojë rreth 100 persona deri në fund të fazës së tretë.

Investitori dhe pronari i kompanisë, Shankar Sharma theksoi: Si pjesë e planeve tona për zhvillim, Caffe di Artisan, realizoi hulumtim në disa destinacione për investim në regjion, por ne e zgjodhëm Maqedoninë si lokacionin më të mirë për prodhimin tonë, fillimisht për shkak të fuqisë punëtore me kualifikim të lartë, njohjen e shkëlqyeshme të gjuhës angleze, si dhe kushtet e shkëlqyeshme për fillimin dhe bërjen e biznesit. Përkrahja e lartë profesionale, këshillat dhe konsaltingu të cilat i morëm nga ana e ekipit të Invest Macedonia dhe Magnum Consulting Limited, dukshëm e lehtësuan tërë proçesin deri tek vendimi përfundimtar për investim dhe zbatimin e proektit.

Kompania ka filluar me punë në vitin 2016 me hapjen e fabrikës të parë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe më vonë në vitin 2017 i lançuan prodhimet e tyre në Britaninë e Madhe dhe në SHBA, në vitin 2018. Prodhimet e kompanisë shiten në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here