Domi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do të hynë në BE

Tanya Domi, një profesoreshë në Universitetin e Kolumbisë, pohon se Holanda do të vazhdojë të bllokojë përgjithmonë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre për në BE.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kurrë nuk do të hyjnë në Bashkimin Europian, sepse Holanda do të bllokojë vazhdimisht pranimin e tyre me veton e saj.

Këtë e pohon Tanya Domi, një profesoreshë në Universitetin e Kolumbisë, e cila beson se Holanda nuk do ta braktisë qëndrimin e saj të vështirë për zgjerimin e BE-së, kur është fjala për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo konsideron se kërkesa për përshpejtimin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që i kanë dërguar Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Lituania, Hungaria, Italia, Malta, Austria, Kroacia, Sllovenia, Polonia dhe Sllovakia është një përpjekje për të zbutur goditjen që Franca dhe Holanda i dhanë idesë së zgjerimit me qëndrimin e tyre ndaj fillimit të bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Nëse opsionet e zgjerimit përkeqësohen, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, kjo nuk do të ishte mirë për BE-në, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com. Pa dyshim, cinizmi ndaj BE-së nga ana e vendeve kandidate potenciale, me siguri do të thellohet në qoftë se Maqedonia e Veriut nuk përfshihet në procesin e anëtarësimit sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka pohuar Domi, duke shtuar se Brukseli duhet të ballfaqohet me realitetin në Ballkan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu