Donaldi tregohet kaq i dashur për djalin e Borës, ja ku po relaksohen që të tre

Bora Zemani, vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në mediat rozë. Prezantuesja në fjalë, u bë figurë e njohur që kur udhëhoqi emisioni e dashurisë, Përputhen. E emri i saj u lakua edhe më shumë në media që kur u zbulua lidhja e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Tani, dyshja nuk po ndahen nga njëri-tjetri.

Bora se fundmi ka publikuar disa fotografi ku shfaqet në një vend të bukur në natyrë e shoqëruar nga Donaldi dhe djali i saj.

Të buzëqeshur dhe në disponim të mirë, Bora po shkëlqen në krahët e të dashurit dhe djalit saj. E Donaldi duket se është një person që kujdeset shumë për djalin e partneres së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu