Dorëzohen protestuesit e inicativës “Për Maqedoni të përbashkët” duke ndërprerë protestat

Iniciativa për Maqedoni të përbashkët ka vendosur të ndërpresë protestat tre muajshe kundër të ashtuquajturës Platformë e Tiranës. Organizatorët e protestës paralajmëruan se do të ngrenë iniciativë në Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të Kuvendit Talat Xhaferin.

Ata përkujtojnë presidentin Gjorge Ivanov për rolin e tij në momentin kur do të ndajë mandatin liderit të LSDM-së pas garancive që ky i fundit do t’i jep në emër të koalicionit për mos cenimin e karakterit unitar të Maqedonisë. Protestat e Iniciativës për Maqedoni të përbashkët u aktualizuan pas dështimit të mandatarit të parë Nikolla Gruevski për të formuar shumicën e re parlamentare, ndërsa protestuesit përcollën kryesisht kërkesat e partisë së Gruevskit, organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale. Protestat devijuan natën e 27 prillit kur në mënyrë të dhunshme protestuesit u futën ën Kuvend dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët. Përpos disa protestuesve, Prokuroria deri tani nuk ka ngritur padi ndaj organizatorëve të protestës. /FLAKA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu