Jorge Valdano foli për mikrofonin e “El Transistor” në “Onda Cero”. Aty analizoi edhe humbjen e Real Madridit ndaj Rayo Vallecano (1-0), gjë për të cilën fajësoi mungesën e përvojës së disa lojtarëve, që hodhi në fushë Zinedine Zidane: “Te Real Madridi po luajnë disa lojtarë, të cilët nuk e kanë ritmin e konkurencës, nuk janë për formacionin bazë. Këtë sezon kemi parë një grup individësh, ku secili prej tyre dëshironte ta bënte luftën më vete. Kur arrinin në tre të katërtën e fushës, pa Benzema aty, binin në gropë…”
Së fundi, ai donte të fliste për Paul Pogba. Argjentinasi beson se mesfushori i Manchester United është pjesërisht zgjidhje për problemet e Real Madridit, sepse nuk do ta përmirësonte shumë stilin e ekipit, por ndoshta shifrat e shënimit të golave: “Pogba nuk do t’i shtonte shumë në lojë dhe në stil Real Madridit, nuk do t’i zgjidhte të gjitha problemet tona. Ndoshta do të na shtonte golat. Po ta shohim atë si golashënues, shënon thuajse sa e gjithë mesfusha e Real Madridit”.










