Dridhet Juventus, Barcelona ka gati ofertën 250 milionë për lojtarin e saj dhe pasardhësin e Messit

Lojtari i Juventusit që është vënë nën radarin e klubit katalanas është sulmuesi Paulo Dybala.

Sipas Goal.com, Barcelona po konsideron blerjen e sulmuesit 24 vjeçar të Juventus që është zëvendësuesi ideal i Lionel Messi-t. Është zbuluar edhe shifra që janë të gatshëm të paguajnë për të përfituar nga shërbimet e sulmuesit të “Zonjës së Vjetër”, 250 milionë euro për pasardhësin e yllit të tyre.

Gjatë këtij sezoni Dybala ka bërë një paraqitje spektakolare pasi ka luajtur në 11 ndeshjet e Juventus duke shënuar 5 gola, herë me kombinime të frikshme me Ronaldon e herë të tjera “solo”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu