Dua të nxjerr edhe 2 persona, kë dëshiron jashtë shtëpisë Luizi?

Tashmë këngëtari Luiz Ejlli, konsiderohet si një nga lojtarët më të fortë brenda “Big Brother VIP Albania”, ai ka hyrë me një strategji dhe deri më tani ka bërë lojëra të ndryshme, ku ka përfshirë edhe konkurrentët e tjerë.

Artisti shkodran futi në “kurth” Kristin dhe Maestron, duke bërë që t’i thyenin rregullat.

Kjo çoi në një nominim dhe për këtë nga gara e “Big Brother” dhe çmimi i madh u largua Armaldo. Pas kësaj, këngëtari ka pasur një bisedë me Oltën, së cilës i tha se ia ka arritur qëllimit.

Luizi shtoi gjithashtu, se ka synim t’i largojë edhe dy banorë të tjerë nga shtëpia, por që nuk ka përmendur emrat.

Dua dhe 2 persona të nxjerr nga shtëpia”, shtoi Ejlli.

Biseda e tyre u zhvillua pranë suitës që ‘Vëllai i Madh’ përgatiti për çiftin, Luiz-Kiara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu