“Dua të shkoj në shtëpi”, zyrtarja e lartë Erica Kirk me lot në sy pas të shtënave në darkën e Trump

Drejtoresha Ekzekutive e Turning Point USA, Erica Kirk ishte e pranishme në darkën e presidentit Donald Trump ku u regjistruan të shtënat. Pas ngjarjes Kirk shihet e shqetësuar dhe me lot në sy ndërsa po nxirrej me nxitim nga Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

“Dua vetëm të shkoj në shtëpi. Dua vetëm të shkoj në shtëpi”, tha ajo në gjendje shoku pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Sulmi vjen pas 7 muajsh pasi aktivisti politik dhe bashkëshorti i 37-vjeçares, Charlie Kirk u qëllua për vdekje në një aktivitet në Utah më 10 shtator.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu