Presidenti i FSHF-së ka dhënë detaje në lidhje me shkarkimin e Panuccit. Sipas tij situata në kombëtare ishte e rëndë ndaj ai së bashku me stafin morrin këtë vendim.
“Shkarkimi i Panuccit ishte jo fare i papritur. Nuk u shkarkua vetëm për një ndeshje, u vërtetua ajo që nuk mund ta inkurajonte më atë skuadër. Gjërat nuk po shkonin ashtu si duhet. Ka kërkuar që të jetë i disiplinuar dhe ne e kemi ndihmuar. Por atmosfera në fushë nuk ishte e pranueshme. Ishte një kimi që nuk shkonte dhe ndaj duhej ndarë.
Për të qenë i sinqertë e kishim lënë që të testohej pas ndeshjes me Turqinë. Vendimi ishte bashkë me stafin teknik të Federatës. Jemi mbledhur më stafin në Shkodër dhe pastaj ia kam komunikuar. Patjetër që e priste. I kam thënë: mister situata është e vështirë! Më ka thënë merr vendimin që duhet. E kam takuar në Hotel, e kam shkarkuar duke u gdhirë”, ka thënë Armand Duka në emisionin Opinion.
Më pas numri një i federatës ka folur edhe një nga një edhe për kandidatët, ku nuk ka përjashtuar mundësinë që trajneri i ri të jetë shqiptar.
“Unë një trajner shqiptarë nuk e përjashtoj si mundësi. Kam kontaktuar Edi Rean, por jo për këtë qëllim, po diskutuam për ndeshjen. Nuk kishte asnjë lloj oferte Unë kam takuar dhe një trajner tjetër italian, Kalori, por diskutuam siç mund të diskutohet pas ndeshjes. Besnik Hasi ka bërë trajnerin në Afrikë, Arabi. Ne ia kemi propozuar njëherë ekipit kombëtar para disa viteve, para se të vinte De Biazi dhe nuk pranoi. Ndërsa, nuk e di nëse Donadoni është i gatshëm të pranoj të vi në Shqipëri apo të pranoi kushtet dhe paketën tonë financiare”, tha Duka.










