Sulmuesi shqiptar, Fiorin Durmishaj, është gati të bëhet tradhëtari i radhës në kombëtaren kuqezi.
22-vjeçari që po shkëlqen këtë sezon në Superligën greke me ekipin e Panioniost dhe u fol se do ishte pjesë e listës së Panuçit për dy ndeshjet e marsit.
Mergjithatë, situata ka ndryshuar dhe a9i ka vendosur të brakisë kombëtaren mëmë dhe t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Greqisë.
Lajmin e konfirmon trajneri i Kombëtares greke, Angelos Anastiadis, i cili ka deklaruar se Durmishaj i ka thënë atij “PO”.
Ai u shpreh:
Asgjë nuk bëhet pa dëshirën e lojtarit. I kam parë shumicat e ndeshjeve të Panioniosit. Fola me të pak ditë më parë. I thashë se jemi të interesuar të vinte në kombëtare. Ka pasur shpresa për tek Shqipëria, por më tha se dëshiron të luftojë për vendin helen. Procedurat për pasaportën e tij kanë nisur, dhe besoj se do kemi një fund të lumtur.”
Në të njëjtën linjë, është edhe drejtori teknik i ekipeve kombëtare greke i cili theksoi se proçedurat janë në fazën përfundimtare.
Ai deklaron:
Kemi folur me lojtarin dhe menaxherin e tij. Jemi në rrugën e duhur, dhe shpresoj se brenda javës, mund ta mbyllim këtë çështje, dhe me dëshirën e lojtarit, do vijë të luajë për Greqinë. Kemi kohë që e diskutojmë këtë gjë, dhe nuk kemi asgjë për të fshehur. Ky është realiteti.”










