Dy miqtë e Luizit flasin për informacionet që iu dhanë moderatores

Dy miqtë e Luizit, Mario Deda dhe Jon Ndoja, ndërsa ishin të ftuar në “Shqipëria Live” ditën e sotme, folën në lidhje me takimin që patën me këngëtarin brenda shtëpisë së BBV2.

Ato komentuan edhe në lidhje me informacionet që iu dhanë Kiarës nga jashtë si avantazh në lojë, por nuk ishin dakord me mënyrën se si ishin përcjellë.

Ne përjetuam presion emocionesh kur u futëm brenda. Aty emocionet vijnë nga 1 milion arsye, psh. edhe një fjalë po e the në media të ndryshohet.

Për Luizin mund të them se është mësu me kamerat, është shumë më i kujdesshëm se sa e njohim. Ai din me ruajt planin, din ta luajë lojën. Brenda rregullave, është shumë i vëmendshëm.

Luizi e di se çfarë është duke bërë. Nëse votimi do bëhej mes këtyre të dyve, Olta do dilte jashtë. Unë besoj tek dashuria e Kiarës, për mua dashuri është edhe më të fal”, thanë miqtë e Luizit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu