E bujshme, Gareth Bale drejt Milanit!

Milan nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe gjatë verës mund të realizojë blerjen më të shtrenjtë të këtij viti. Sipas të përditshmes “Don Balon”, Leonardo dhe Maldini synojnë që të sjellin në “San Siro” sulmuesin uellsian Gareth Bale, që aktuakisht aktivizohet me Real Madrid. Një strategji kjo për të rikthyer kuqezinjtë në elitë.

Kuqezinjtë janë gati të ofrojnë 100 milionë euro për të marrë sulmuesin 29-vjeçar, duke formuar kështu një dyshe sulmi të frikshme bashkë me Piatek. Prej kohësh përflitet se Bale mund të largohet nga Madridi, por këtë herë duket se “lamtumira” është e paevitueshme dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në “Bernabeu”.

Uellsiani nuk arriti të ketë një rol lideri te “los blancos” edhe tani që në ekip nuk është me Cristiano Ronaldo e kishte më shumë hapësira, ndaj nuk shihet më si titullar sezonin tjetër. Duket se drejtuesit e Real do t’i besojnë lojtarëve të rinj të blerë në merkaton e janarit, duke hequr dorë nga Gareth Bale. Ndërsa kuqezinjtë shpresojnë të sigurojnë këtë transferim verën e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu